FOTO/ Elsa Lila kujton dajën e ndjerë Saimir Vishaj: Nuk mendoja kurrë që do ta ndaja lajmin e ikjes tënde!

Aktualitet

FOTO/ Elsa Lila kujton dajën e ndjerë Saimir Vishaj: Nuk mendoja

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, ka reaguar për ndarjen nga jeta të avokatit Saimir Vishaj. 

Elsa Lila është mbesa e Vishajt, teksa thotë se nuk e ka menduar kurrë se do të ndante këtë lajm për dajën e saj.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ku presim në Funeral Alba 2000 për Përshëndetjen e fundit”, shkruan Elsa Lila.

FOTO/ Elsa Lila kujton dajën e ndjerë Saimir Vishaj: Nuk mendoja

Vishaj u nda sot nga jeta në moshën 60-vjeçare. Avokati kaloi një sëmundje të rëndë, ndërsa pak ditë më parë u rrëzua në banesë, teksa qëndroi në koma, por nuk mundi të mbijetonte. Përcjellja e fundit do të bëhet në Funeral Alba 2000.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion