“Në PS s'ka më debat” – Koçeku: Të gjitha pushtetet në duart e Ramës! Paligjshmërinë e ka kthyer në ligj! SPAK të veprojë njësoj

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e ftuar sot në News24 foli mbi përplasjen në PS mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt
Koçeku duke folur edhe si ish-deputete e PS-së në Kuvend, u shpreh se aty ka një mungesë transparencë dhe debati për çdo vendim apo ligj që ndërmerret në parti apo parlament. Ajo shton se çdo pushtet është në duart e Ramës. Ndërsa ftoi SPAK të trajtojë të barabartë si kryeministrin ashtu dhe kupolën pranë tij në pushtet.
Koçeku: Mendoj që fakti që nuk po duket nuk do të thotë që nuk po punohet mbi takimin e dekriptimin bisedat telefonike. Besoj SPAK në këtë rast sidomos zyrtarët dhe të gjithë e këtij vendi dua ti shoh të barabartë para ligjit. Paligjshmërinë që është kthyer në ligj është një mentalitet që duhet zhbërë me çdo kusht.
Mendoj se energjinë dhe debatin duhet kanalizuar drejt kritikës të atyre që po shkaktojnë përplasjen me drejtësinë sesa ngadalësisë së institucionit të SPAK. Që kur ka filluar protesta ka patur përshpejtime të veprimeve të SPAK.
Ashtu si dhe për çështje të tjera nuk ka patur debat të mirëfilltë në PS, mënyrë si janë marrë vendimet dhe ligjet, një mungesë e theksuar debati, kolegjialiteti dhe një centralizim të pushtetit të gjithë pushteteve në duart e një personi të vetëm. Ky centralizim pushteti ku janë adresuar dhe institucionet ndërkombëtare pasojë janë dhe problematike, si mungesa e transparencës dhe ato që kanë nxjerrë qytetarët në shesh prej muajsh.
Mendoj se SPAK dhe besoj duhet ti trajtojë të gjithë njësoj, duke filluar nga kryeministri dhe kupola afër pushtetit.


