“Po flasin të dy nga burgu!” – Përplasja Rama-Veliaj, Koçeku: Po mbysin njëri-tjetrin! Ka nisur përçarja në PS! Dorëheqja e kryeministrit?

Politikë

“Po flasin të dy nga burgu!” – Përplasja

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar situatën si një konflikt mes dy palëve që në përpjekje për të mbrojtur njëra-tjetrën, po e dëmtojnë.

“Po flasin të dy prej burgut, vetëm se njëri është brenda dhe tjetri është jashtë tij. Flas për Veliajn dhe zotin Rama. Ka një luftë dhe sulm ndërmjet të dyve, por për të mbrojtur njëri-tjetrin, në fakt po e mbysin njëri-tjetrin”, tha ajo në News24.

Sipas deputetes zhvillimet e fundit janë të pritshme, duke pasur parasysh protestat që vijojnë prej pesë muajsh në Tiranë dhe përçarjet që, sipas saj, kanë nisur të shfaqen brenda Partisë Socialiste që kur u largua nga PS.

“kjo që po ndodh pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera politike brenda PS-së dhe jo vetëm”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se përfundimi i këtij procesi  mund të jetë ai që kërkojnë protestuesit prej muajsh, dorëheqja e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama.

E pyetur nëse kryeministri do të largohet nga posti, Koçeku tha se nuk bëhet fjalë për një çështje dëshire apo konsensusi personal, pasi sipas saj, Rama nuk ka shfaqur vullnet për të dhënë dorëheqjen.

“Tashmë është e qartë për të gjithë që Rama nuk pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti. Këtë po e dëshmon çdo ditë, por besoj se situata do të vijë në atë pikë saqë nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër”, u shpreh Koçeku.

Sa i përket marrëdhënieve me ish-kolegët e saj në Partinë Socialiste dhe nëse ka komunikime me deputetët e grupit parlamentar, Koçeku tha se që prej vendimit për t’u larguar dhe për të vijuar si deputete e pavarur, ka ndërprerë kontaktet me ta.

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku: Situata mund të duket e pakuptueshme për çdo kënd, por për mua është më e qartë se kurrë. Po flasin të dy prej burgut, vetëm se njëri është brenda dhe tjetri është jashtë tij. Flas për Veliajn dhe zotin Rama. Ka një luftë dhe sulm ndërmjet të dyve, por për të mbrojtur njëri-tjetrin, në fakt po e mbysin njëri-tjetrin.

Mendoj se ne duhet t’i lëmë në këtë tentativë dhe në këtë rrymë ku tashmë janë. Nuk besoj se kemi pse t’i shpëtojmë asnjërën palë, por t’i lëmë në këtë rrugëtim që tashmë ka nisur dhe që nuk duket se ka shenja të ndalet apo të kthehet pas.

Po ta gjykojmë nga teori të ndryshme të sociologjisë politike, duke pasur parasysh edhe protestat që vijojnë prej pesë muajsh në Tiranë, pashmangshmërisht do të kishte edhe skizma të tilla politike. Një e tillë ishte edhe në fillim të qershorit, kur edhe unë u largova nga PS-ja.

Pritej që kjo të kishte një efekt në radhën e ngjarjeve të ndryshme politike dhe sociale, po ashtu kjo që po ndodh pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera politike brenda PS-së dhe jo vetëm. Finalja, besoj, do të jetë ajo që po kërkojnë protestuesit prej shumë muajsh, deri te dorëheqja e qeverisë dhe e kryeministrit Rama.

Pyetje: Do ta lëshojë Rama apo do të ketë zgjidhje tjetër?

Marjana Koçeku: Nuk mendoj se është çështje dëshire apo konsensusi vetjak në këtë rast, pasi nuk besoj dhe tashmë është e qartë për të gjithë që Rama nuk pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti. Këtë po e dëshmon çdo ditë, por besoj se situata do të vijë në atë pikë saqë nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër.

Pyetje:  Flisni me ish-kolegët tuaj, me deputetët e PS-së? Çfarë ju thonë?

Marjana Koçeku: Që kur kam vendosur të largohem nga grupi i PS-së dhe të jem deputete e pavarur, ka qenë një vendim imi personal që t’i shkëpus komunikimet dhe marrëdhëniet me grupin e PS-së. Kjo edhe për të mbrojtur dhe respektuar vendimin tim dhe tashmë edhe pozicionin tim si pjesë e opozitës, si zë kritik ndaj qeverisë.

Pyetje:  Nuk është se keni bërë miq aty?

Marjana Koçeku: Nuk kam qenë shumë fanse e miqësisë në politikë, pasi nuk besoj fort tek ajo. Gjithashtu, ka qenë një kohë e shkurtër për të arritur në një marrëdhënie të konsoliduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion