Përsëritet njoftimi për pensionistët: Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor, rritet në prill

Aktualitet

Përsëritet njoftimi për pensionistët: Nga 1 janari
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri sot të ditur se me buxhetin e vitit 2027 parashikohet rritja e mbështetjes financiare për pensionistët, përmes dy masave që synojnë përmirësimin e të ardhurave dhe lehtësimin e përballimit të shpenzimeve të përditshme.

Sipas Malajt, për zbatimin e këtyre masave parashikohen rreth 24 miliardë lekë shtesë.

“Me Buxhetin 2027, rrisim mbështetjen për pensionistët, që të përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri ekonomike. Parashikojmë rreth 24 miliardë lekë shtesë për dy masa që rrisin të ardhurat e tyre”, shkruan ai.

Masat e parashikuara përfshijnë dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive, duke nisur nga 1 janari 2027, si dhe indeksimin e pensioneve në muajin prill, tre muaj më herët se zakonisht.

“Dyfishimin e bonusit mujor sipas kategorive, nga 1 janari 2027; Indeksimin e pensioneve në prill, tre muaj më herët”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion