Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

Kosovë&Rajon

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë

Një kërcënim me bombë ndaj një anijeje kroçere të menaxhuar nga një kompani izraelite ka nxitur një operacion sigurie në portin e ishullit grek të Sirosit, pas pretendimit të një personi të panjohur se një mjet shpërthyes ishte vendosur në trupin e anijes, njoftuan autoritetet greke.

Anija Crown Iris, me flamur të Panamasë dhe e menaxhuar nga kompania izraelite Mano Maritime, ishte bërë gati të lundronte drejt Haifës me 940 pasagjerë dhe 597 anëtarë ekuipazhi në bord kur u mor kërcënimi.

Pjesëtarë të rojes bregdetare, të ndihmuar nga një qen për zbulimin e lëndëve shpërthyese dhe një zhytës privat, kontrolluan anijen, ndërsa një njësi e specializuar e rojës bregdetare u dërgua në vendngjarje.   Kontrollet e para nuk gjetën asnjë mjet shpërthyes.

Specialistët e rojës bregdetare pritet të mbërrijnë në orën 21:30 (19:30 GMT) për të kryer inspektime të mëtejshme përpara se anija të vazhdojë lundrimin.

Ndërkohë, të paktën shtatë fluturime në Evropë morën kërcënime me bombë sot, duke shkaktuar pengesa në disa aeroporte, megjithëse nuk u zbulua asnjë mjet shpërthyes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion