E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Lajmifundit
/
3 November 2026, 21:58
Aktualitet

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.
Ngjarja u bë e ditur rreth orës 14:10, kur Spitali i Bulqizës njoftoi policinë se familjarët e shtetasit me inicialet U.F. kishin kërkuar ndihmë mjekësore për të.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje, ku konstatuan se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


