130-të ditë kundër qeverisë/ Nuk ndalet protesta qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Aktualitet

130-të ditë kundër qeverisë/ Nuk ndalet protesta qytetare,

Ka nisur protesta e 130-të kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve ngelet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike. Dita e nesërme pritet që të jetë një betejë e vërtetë në parlament, teksa do ketë edhe protesta jashtë Kuvendit.

Në parlament pritet që më 8 tetor të kalojë projektligji për reformën territoriale, duke hequr 15 bashki dhe duke i bashkuar ato me bashki më të mëdha. Qytetarët thonë se një reformë e tillë sjell shpopullim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion