Me shpejtësi SKËTERRË! Policia sekuestron Audin dhe arreston ‘Schumacherin’ shqiptar

Aktualitet

Me shpejtësi SKËTERRË! Policia sekuestron Audin dhe arreston

Një shtetas shqiptar është arrestuar paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Janinë-Arta pasi u gjet të ecte me 249 km në orë.

Në zonën në të cilën ai ecte me shpejtësi, tabela tregonte maksimumin prej 100 km/orë.

Në moment janë vënë në lëvizje forca të policisë të cilat e ndaluan “Schumakerin” shqiptar i cili fillimisht u arrestua dhe në vazhdim iu komunikuan gjoba të bashkangjitur në nenin 290A të kodit penal Grek.

Automjeti u sekuestrua, ndërsa gjoba e vendosur ishte 2000 euro, heqje patente 1 vit dhe 9 pikë, ndërsa masat përfundimtare do të vendosen nga gjykatësi i Janinës ku do të dërgohet për masë sigurie.

Ai akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vënie të jetës së qytetarëve në rrezik.

Ngjarja ka bërë jehonë në mediat greke pasi me vendosjen e kamerave të survejimit në autostrada dhe semaforët e qyteteve greke, janë më mijëra gjoba të vendosura çdo ditë.

ME TE LEXUARAT