Fuqishëm në ekran! / “Big Brother VIP Kosova 5” drejt nisjes, moderatori Alaudin Hamiti zbulon detajin e ri nga prapaskenat

Kosovë&Rajon

Fuqishëm në ekran! / “Big Brother VIP Kosova 5” drejt

“Big Brother VIP Kosova 5” po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit në ekran, ndërsa përgatitjet për edicionin e ri duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Një detaj i ri nga prapaskenat është zbuluar nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili përmes një InstaStory ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e klipeve promovuese për sezonin e pestë të formatit.

Ky zhvillim ka shtuar pritshmëritë e publikut, teksa produksioni po finalizon gradualisht përgatitjet para nisjes së spektaklit.

bbvk5-1-6ac675085c3ec.jpeg

Puna për “Big Brother VIP Kosova 5” ka nisur prej muajsh. Në fund të gushtit, Hamiti kishte publikuar edhe një pamje nga procesi i përzgjedhjes së banorëve, duke i mbuluar portretet e kandidatëve dhe duke e cilësuar kastin e ri si “më të fuqishmin deri më sot”.

ME TE LEXUARAT