Vijon kaosi në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë, thyhen xhamat

Aktualitet

Vijon kaosi në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit
Tensionet vijojnë në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, ku protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata është përshkallëzuar gjatë tubimit.

Gjatë protestës, disa persona kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë. Në pamje shihen të rinj me fytyrat e mbuluara me shalle, të cilët thyejnë xhamat e godinës me sende të forta, si dhe tërheqin perdet nga brenda ambienteve të bankës.

Ndërkohë, policia vijon ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë me kimikate dhe herë pas here gaz lotsjellës. Gjatë përplasjeve, disa prej protestuesve tyre janë shoqëruar nga uniformat blu.

Nuk mungojnë të lënduarit dhe të gjakosurit.

ME TE LEXUARAT