U kap me 2.7 kg kokainë dhe heroinë/ Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Zvicër

Aktualitet

U kap me 2.7 kg kokainë dhe heroinë/ Arrestohet 49-vjeçari

Policia e Lucernës në Zvicër ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe afro 30 gramë heroinë.

Sipas policisë, shqiptari u arrestua më 12 gusht në Emmenbrücke, pas një hetimi të nisur nga autoritetet zvicerane. Ai dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në Zvicër në fillim të gushtit me qëllim trafikimin e drogës.

Hetimet kanë zbuluar se para arrestimit, 49-vjeçari dyshohet se kishte shitur kokainë dhe heroinë te të paktën 20 persona. Një pjesë e parave të përfituara nga aktiviteti i dyshuar kriminal, sipas hetuesve, ishte transferuar në një llogari bankare në Shqipëri.

I dyshuari kishte qëndruar kryesisht në Zvicrën Qendrore, ndërsa identifikimi i tij u bë i mundur pas hetimeve të policisë.

Çështja po hetohet nga Prokuroria Publike e Emmenit, e cila drejton procedurën penale. Identiteti i 49-vjeçarit dhe origjina e lëndëve narkotike nuk janë bërë të ditura.

I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.
Dërgo reagimet

ME TE LEXUARAT