SKANDALI me Postën e Durrësit/ Djali i ish-drejtoreshës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin

Aktualitet

SKANDALI me Postën e Durrësit/ Djali i ish-drejtoreshës që

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj ka dhunuar një punonjës policie i cili ndodhej jashtë shërbimit. 

Bëhet me dije se djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18 vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës.

Motivet e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta, ndërsa të dy ata janë vënë nën hetim. Elisabeta Mataj akuzohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet dhe për këtë ajo ka qëndruar vetëm 2 muaj në qeli. Ajo u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator.

Ky nuk është skandali i parë që përfshinë ish-drejtoreshën, pasi pak kohë më parë bashkëshorti i saj u emërua Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.

Fetah Mataj prej vitesh punonte në komunalen e Durrësit, ndërsa tashmë ai ka marrë një post akoma më të lartë. Nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, është zbuluar se Mataj, largohet nga zyra me thasë të zinj, në të cilat ndodheshin sasi të mëdha parash.

ME TE LEXUARAT