Tragjedi në burgun e Meksikës, 10 të vde'kur dhe 16 të p'lagosur, mes të vr'arëve edhe i mituri

Bota

Tragjedi në burgun e Meksikës, 10 të vde'kur dhe 16 të
Dhjetë persona, mes tyre një i mitur që ndodhej në burg për vizitë, kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të dhunës në një burg në Mazatlan, në shtetin Sinaloa të Meksikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, më 8 tetor, duke detyruar forcat e sigurisë të ndërhynin me trupa të shumta ushtarake dhe policore për të rimarrë kontrollin e institucionit.

Sipas ministrit të Sigurisë Publike të Sinaloas, Sinue Tejes, në mesin e viktimave janë nëntë të burgosur dhe një i mitur që kishte shkuar për vizitë. Ndërkohë, 16 të burgosur të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi shkaqet e përleshjeve dhe rrethanat në të cilat humbi jetën i mituri.

 Gjatë ndërhyrjes, dhjetëra efektivë të armatosur hynë në burg, ndërsa në zonë u vendosën automjete të blinduara dhe ambulanca. Pas rimarrjes së kontrollit, vizitat në institucion u pezulluan përkohësisht, ndërsa prokuroria nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT