Shembet harku shkëmbor 550-vjeçar në Hawaii, një nga simbolet e Parkut të Vullkaneve

Soft

Shembet harku shkëmbor 550-vjeçar në Hawaii, një nga

Hōlei Sea Arch, një hark gjigant shkëmbor i krijuar nga rrjedhat e lavës dhe i vlerësuar të ishte rreth 550 vjeç, është shembur gjatë fundjavës së kaluar.

Formacioni ndodhej në brigjet shkëmbore të parkut dhe për dekada ka qenë një nga pamjet më karakteristike të peizazhit vullkanik të Hawaii-t.

Sipas raportimeve, shembja ndodhi pasi struktura shkëmbore, e ekspozuar për shekuj ndaj forcave të natyrës, nuk mundi të përballonte më erozionin dhe ndryshimet e vazhdueshme në terren.

Shembja e Hōlei Sea Arch është një tjetër dëshmi e fuqisë së proceseve natyrore në një prej rajoneve më aktive vullkanike në botë.

Autoritetet dhe ekspertët e zonës e kanë dokumentuar ngjarjen, ndërsa imazhet e publikuara pas shembjes tregojnë ndryshimin e dukshëm të vijës bregdetare.

Për vizitorët e parkut, harku ishte një pikë referimi e rëndësishme dhe një nga formacionet që i jepte identitet peizazhit spektakolar të Hawaii-t.

Tashmë, pas rreth pesë shekujsh, Hōlei Sea Arch i përket historisë.

ME TE LEXUARAT