“Boll me benzinë e dhunë”- Buxheti 2027, Spahiu-Opozitës: Mendjen e keni te Asambleja e PS, s’dhatë asnjë opsion

Politikë

“Boll me benzinë e dhunë”- Buxheti 2027,

Ndërsa mori fjalën në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë i tha opozitës se diskutimi për buxhetin duhet të ishte zhvilluar te përmirësimi i shërbimeve dhe jo te sulmet.

Ajo tha se vëmendja ndaj qytetarëve e jo Asamblesë së PS duhet të ishte fokusi kryesor. Më tej, u kërkoi të heqin dorë nga benzina e protestat e dhunshme.

“Pse duhet që çdo deputet i opozitës mos ta miratojë këtë buxhet kur e gjen veten në kërkesat që ka pasur në çdo komision? Unë do ta kisha vlerësuar shumë më tepër nëse kolegët e opozitës do të ishin investuar më tepër në opsione se çfarë mund të ndryshojë buxheti sesa në Asamblenë e PS.

Vëmendja e tyre kryesore është se çfarë po bën PS. Vëmendja e tyre duhet të ishin qytetarët. Ju duhet të ndani mendjen, a duhet apo s’duhet që tani që i kemi burimet financiare,

 t’i ofrojmë apo jo disa shërbime? A keni ju ndonjë opsion tuajin çfarë mund të bëhet më mirë? Kështu duhet të diskutohet më mirë dhe jo të vini e të nxini këtu çdo investim të kryer.

Pashë deputetë sot që janë çuar jo 1 herë, por 10 herë dhe e vetmja fjalë që kanë është të karikojnë qytetarët. Boll me benzinën, boll me protesta të dhunshme! Kthehuni te qytetarët”, tha Spahiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion