"Pensionistët do të kursejnë", këshilltari socialist: Do të bëjnë pazare e të blejnë ilaçe dhe do t'u mbeten sërish para

Politikë

"Pensionistët do të kursejnë", këshilltari

Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, Alfred Kika Muharemi, deklaron se pensionistët do të kenë më shumë para në dispozicion pas masave të parashikuara në buxhetin e vitit 2027.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ai argumentoi se kombinimi i rritjes së pensioneve, indeksimit, uljes së TVSH-së për produktet e shportës dhe rimbursimit të barnave do të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të shpenzimeve për pensionistët.

Sipas Muharemit, një pensionist që shpenzon aktualisht 20 mijë lekë të reja për ushqime, do të përfitojë nga ulja e kostos së produkteve, ndërsa dyfishimi i pensionit dhe indeksimi do t'i shtojnë të ardhurat.

“Nëse një pensionist bën konsum 20 mijë lekë të reja për ushqim, automatikisht me buxhetin e ri të 2027-ës ka direkt rënie 6 mijë lekë të reja. I ka kursim. Marrim edhe dyfishimin bashkë me indeksimin, që është 3700 lekë, do ta ketë plus 10 mijë lekë të reja”, u shpreh ai.

Këshilltari socialist shtoi se kursimet do të vijnë edhe nga ulja e konsumit të gazit dhe naftës, ndërsa përfitimet do të plotësohen nga rimbursimi i barnave.

“Do të marrim edhe uljen e konsumit, edhe për gazin apo për naftën që mund t'i përdorë për shtëpi, që japin efekte prodhimi, do të kemi prapë një rënie 3 mijë lekë të reja. Automatikisht një pensionisti i shpëton në buxhetin e familjes, shto rimbursimin e barnave, e bën që të shpenzojë më pak 11-12 mijë lekë të reja sesa shpenzon aktualisht”, deklaroi Muharemi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion