Rama inspekton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek nga afër trajtimin e kërkesave të qytetarëve në platformën “Fol me Kryeministrin”!

Politikë

Rama inspekton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek nga afër

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zyrat e Agjencisë për Media dhe Informim, ku ka ndjekur nga afër punën e stafit dhe mënyrën se si trajtohen ankesat, kërkesat dhe propozimet e qytetarëve përmes platformës së re “Fol me Kryeministrin”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka prezantuar procesin e administrimit të mesazheve që mbërrijnë në këtë platformë, e cila, sipas tij, po regjistron një frekuentim mbresëlënës nga qytetarët.

Platforma “Fol me Kryeministrin” u prezantua pak ditë më parë si një hapësirë komunikimi të drejtpërdrejtë mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve, veçanërisht studentëve.

Përmes saj, qytetarët mund të përcjellin pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime, me synimin për të krijuar një kanal të ri komunikimi me kryeministrin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion