Plagosje në Durrës, sherr për një vend parkimi
Lajmifundit
/
18 November 2026, 22:55
Aktualitet

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen nr. 13.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i konfliktit mes personave të përfshirë ka qenë një vend parkimi.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.


