Tensionet në protestë/ Ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë në Ministrinë e Arsimit, mbledhin provat (VIDEO)
Lajmifundit
/
31 October 2026, 17:16
Aktualitet

Pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës, në ambientet e Ministrisë së Arsimit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po mbledhin prova lidhur me incidentet e regjistruara.
Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën disa molotovë, dogjën kosha mbeturinash dhe qëlluan me gurë në drejtim të forcave të policisë.
Pas disa orësh qëndrimi, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku vijon grumbullimi i tyre. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje protestuesve të shmangin përdorimin e llastiqeve dhe sulmet ndaj efektivëve.


