Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me ujë

Aktualitet

Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia

Gjatë qëndresës te Kryeministria, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës, ndërsa policia po u bën thirrje të shpërndahen dhe të mos krijojnë incidente. Sipas policisë, disa persona janë identifikuar dhe do të përballen me masat ligjore.

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen jashtë godinës, së bashku me dy autobotë ujëhedhës, njëri prej të cilëve ka nisur të hedhë ujë në drejtim të protestuesve.

Ndryshe nga protestat e ditëve të tjera, protesta e sotme, e cila ka hyrë në ditën e 19-të, është paraqitur kryesisht e qetë, ndërsa reshjet e shiut kanë sjellë edhe reduktimin e numrit të të rinjve pjesëmarrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion