WhatsApp i plotëson dëshirën përdoruesve të tij, sjell risinë që të gjithë e prisnim

Teknologji

WhatsApp i plotëson dëshirën përdoruesve të tij, sjell

WhatsApp do vijë shumë shpejt me një risi të re. Ka qenë Mark Zuckerberg, i cili në një intervistë të fundit, konfirmoi këtë lajm. Bëhet fjalë për përdorimin e Whatsapp në  4 pajisje njëkohësisht. Mësohet se fillimisht do të ketë një test të ndryshimit të ri, ndërsa më pas ai do të përditësohet për miliona përdorues në të gjithë botën.

“Ishte një sfidë e madhe teknike për të sinkronizuar mesazhet në disa pajisje, edhe kur bateria e telefonit të ketë mbaruar, por tashmë ne e kemi zgjidhur këtë problem”, tha Mark Zuckerberg.

Ndërkohë që u bë me dije se përveç këtij ndryshimi, një tjetër përditësim pritet të jetë edhe fshirja e mesazheve brenda një periudhe 24 orë ose 7 ditë, një ngjashmëri kjo me Snapchat.

ME TE LEXUARAT