Vrau mikun, autori nuk pendohet për krimin, viktima ndërroi jetë rrugës për në spital

Aktualitet

Vrau mikun, autori nuk pendohet për krimin, viktima ndërroi jetë

PEQIN

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në një fshat të Peqinit.

Mësohet se dy personat ishin miq me njëri-tjetrin dhe kanë nisur konflikt që ka degjeneruar deri në përdorim të armëve.

Fillimisht 45-vjeçari i plagosur është dërguar nga të afërmit në spital, ku edhe ka humbur jetën.

Policia ka bërë me dije se është prangosur shtetasi L.B, i dyshuar për vrasjen. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, që do të çohet në laborator, për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera.

Autori nuk është penduar. Autori ka qenë në fshatin e tij, kurse viktima ka shkuar pranë fshatit të autorit, ku janë përfshirë në konflikt.

ME TE LEXUARAT