Alarmohet Kosova, konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të Covid-19

Kosovë&Rajon

Alarmohet Kosova, konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur së fundmi se është konfirmuar rasti i parë variantin afrikan Covid-19 në Kosovë. Njoftimi u bë përmes një njoftimi për mediave, duke bërë me dije se pacienti është i hospitalizuar dhe se po trajtohet në Klinikën Infektive.

“Në laboratoret e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (ËHO label: Beta).
Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja.

Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, njofton IKSHP

ME TE LEXUARAT