Frika se do humbasin të drejtën për të shkuar në SHBA, mijëra fitues të lotarisë padisin Biden

Bota

Frika se do humbasin të drejtën për të shkuar në SHBA,

Pandemia ka shkaktuar probleme të mëdha edhe me fituesit e lotarive për të shkuar në SHBA. Mësohet se mijëra fitues nga e gjithë bota kanë filluar një proces gjyqësor kundër administratës së Biden, pasi janë të frikësuar se nuk do mund të udhëtojnë drejt Amerikës, pasi më herët u tha se aplikimet e tyre për viza nuk do të marrin përparësi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përfaqësuesi i paditësve, avokati Curtis Morrison ka publikuar në Tëitter një postim, ku njoftoi procesin gjyqësor, ku shkruan se ankesa ishte bërë në emër të më shumë se 24,000 njerëzve me bazë në 141 vende të ndryshme.

"Njoftojmë  se kemi depozituar ankesë për 24,089 paditës #GoodluckvBiden në Gjykatën e Qarkut për Rrethin e Columbia," tha ai.

“Euroneës’ ka zbardhur dëshmitë e disa paditësve:

"Kam aplikuar për programin pasi kam vizituar si Student Summer Ëork and Travel në Ëisconsin, SHBA. E kam dashur SHBA-në dhe kam dashur të kaloj pjesën tjetër të jetës sime atje.”

"Unë fitova, por nuk më duket sikur ishte një fitore tani," tha paditësja, e cila foli me kushtin e anonimatit.

"Ishte një lotari, por ne duhet të marrim pjesë në një proces gjyqësor për të qenë një" fitues”

"Ne jemi akoma në shtëpitë tona dhe nuk kemi ende një e-mail ose intervistë të vetme. Ndihet sikur ëndrra jonë Amerikane po zbehet."

Paditësit në procesin e ri gjyqësor pretendojnë se  janë bllokuar të ecin përpara me aplikimet e tyre për viza për shkak të konsullatave amerikane në të gjithë botën që refuzojnë t'u japin atyre intervista, megjithë afatet e caktuara të programit të diversitetit.

 

ME TE LEXUARAT