Spektakël në Berlin, Austria mund Holandën 3-2 dhe del e para në grup

Sport

Spektakël në Berlin, Austria mund Holandën 3-2 dhe del e para

Austria arriti të mposhtë me rezultatin 2-3 Holandën në Berlin, në takimin e fundit të Grupit D.

Austriakët e Rangnick kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malen në minutën e 6’.

Pjesa e dytë nisi me gol nga Gakpo, i cili barazoi takimin në minutën e 47.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekipi austriak u mjaftua me vetëm 12 minuta për të kaluar sërish në avantazh me Schmid, ndërsa barazimi për herë të dytë në këtë takim erdhi nga Depay në minutën e 75’.

Pese minuta me vone, ishte Sabitzer që realizoi një supergol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Austria e mbyll grupin si vendi i parë me 6 pikë dhe kjo falë barazimit të Francës me Poloninë në sfidën tjetër, ndërsa Holanda kalon më tej si një nga të tretat më të mira me 4 pikë.

ME TE LEXUARAT