“Me autogolin vuajta shumë”, Gjasula pas kthimit nga Euro 2024: Bota na sheh me sy tjetër

Sport

“Me autogolin vuajta shumë”, Gjasula pas kthimit nga Euro 2024:

Mesfushori Klaus Gjasula u shpreh se Kombëtarja e prezantoi më së miri Shqipërinë në kampionatin e Euro2024. 

Në nje komunikim me mediat pasi lanë përgjysmë ëndrrën e Euro24, Gjasula tha se bota e sheh ndryshe tashmë Shqipërinë dhe skuadra dha më të mirën e saj.

“Besoj qe jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje të mirë dhe e kemi prezantuar Shqipërinë shumë mirë.

Me autogolin ishte vuajtje për disa minuta, pastaj me golin ishte e shkëlqyeshme.

Çdo minutë e shijova dhe provova të jap maksimumin.

Bota besoj na sheh tashmë me sy ndryshe, tifozët tanë ishin më të mirët në këtë europian.”-u shpreh Gjasula.

ME TE LEXUARAT