Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Serbisë

Kosovë&Rajon

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet,

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Sipas agjendës së Bashkimit Evropian, palët do të takohen fillimisht ndaras me Borrell dhe ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajcak e pastaj do të mbahet takimi tre palësh.

“Takimet do të bëjnë një pasqyrë të asaj që është arritur në Dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, bën të ditur BE-ja.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë që në Bruksel shkon për të parë se cilat janë idetë për të ecur përpara.

“Për bindjen time të fuqishme Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale aneksin e zbatimit nga Ohri të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen de facto në qendër”.

Zbatimin e kësaj marrëveshjeje Kurti e cilëson si zgjidhje evropiane të fqinjësisë së mirë, por shton se kjo nuk bëhet me Serbinë e cila e ka shkelur.

“Para se të kemi zbatim të marrëveshje kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish-kryeministres Bërnabiq nga 13 dhjetori i vitit të kaluar, ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike”.

Mosrespektimi i marrëveshjes, sipas kreut të qeverisë së Kosovës, ka çuar në tensione e eskalime të tilla si rrëmbimi i tre policëve kufitar në qershor e sulmi terrorist i Banjskës ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku në shtator.

“Kemi pasur vazhdimisht tensione nganjëherë edhe eskalime, që të gjitha e kanë adresën sepse përgjegjësinë dhe fajësinë e ka Beogradi zyrtar”.

Takimi i fundit i dialogut në nivel të lartë të negociatorëve mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb u mbajt në shtator, pak ditë pas sulmit terrorist të Banjskës./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion