Franca “shtanget” në Dortmund, barazim me Poloninë, del e dyta në grup
Franca ka barazuar 1-1 me Poloninë në Dortmund, duke i dhënë fund fazës në grupet e Euro 2024, dukë mos ia arritur dot të dalë si kryesuese e Grupit D.
“Gjelat” provuan disa herë për të gjetur golin, i cili erdhi vetëm falë një 11-metërshi nga ana e Kylian Mbappe në minutën e 56’.
Në minutën e 79’ ishte Robert Lewandowski që shënon gjithashtu një 11-metërsh, për të rikthyer baraspeshën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Me kete rezultat, Franca e mbyll Grupin D me 5 pikë në vendin e dytë, pas Austrisë, ndërsa Polonia largohet nga ky kompeticion me vetëm një pikë.