Sherr në Air Albania, ultrasit nga Prishtina përplasen me tifozët polakë

Sport

Sherr në Air Albania, ultrasit nga Prishtina përplasen me tifozët

Në prag të ndeshjes ndaj Polonisë, ultrasit e Prishtinës janë përplasur me ata polakë përballë Ai Albania.

Megjithatë sherri ka zgjatur paski pasi policia ka ndërhyrë në kohë duke shpërndarë tifozët.

Ndërkohë, pak orë para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth stadiumit “Air Albania”.

Po ashtu të gjithë tifozët, të cilët do të ndjekin në stadium ndeshjen e rëndësishme të kombëtares shqiptare i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme para futjes në stadium.

Më herët gjatë ditës së sotme FSHF u bëri me dije tifozëve se nuk do të lejohen sendet e forta si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike.

Gjithashtu nënvizohet se fëmijët nën moshën 16-vjeç, të cilët nuk do të jenë nën shoqërinë e prindërve nuk do të lejohet të hyjnë në stadium.

ME TE LEXUARAT