Rey Manaj shkëlqen me Barcelonën, 3 gola në 45 minuta me ekipin e parë

Sport

Rey Manaj shkëlqen me Barcelonën, 3 gola në 45 minuta me ekipin e

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe ka arritur të shënojë 3 herë në një pjesë loje.

Manaj e filloi ndeshjen miqësore ndaj Gimnastic nga stoli i rezervave, ndërsa u aktivizua në minutën e 46.

Vetëm 14 minuta më pas, sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 0-0.

Na vazhdim, sulmuesi shqiptar realizoi edhe 2 herë të tjera, në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Sezonin e kaluar, Manaj ishte pjesë e Barcelona B, ndërsa tashmë është stërvitur me ekipin e parë edhe pse ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te skuadra e Lionel Messit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion