E rëndë në SHBA/ Gjenden të vdekur prindërit dhe dy fëmijët e mitur, e afërmja njoftoi policinë pasi nuk kishte kontakte me familjen

Bota

E rëndë në SHBA/ Gjenden të vdekur prindërit dhe dy

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku katër anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre, pas një telefonate alarmi nga një e afërme që nuk po arrinte të kontaktonte me ta.          

Ngjarja u zbulua më 19 nëntor, kur policia mori njoftimin nga një familjare, e cila ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të komunikonte me asnjë prej personave që jetonin në banesë. Pas mbërritjes në adresën në Lunetta Court, efektivët zbuluan trupat e pajetë të katër personave, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas autoriteteve, dyshohet se 28-vjeçari Marcus Reyes Sr. ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Alayna Reyes, si dhe dy fëmijët e tyre, Marcus Jr., 8 vjeç, dhe Anastacia, 6 vjeçe. 

Pas vrasjes së familjarëve, 28-vjeçari dyshohet se ka qëlluar edhe veten, duke i dhënë fund jetës. Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një rast të dyshuar vrasjeje-vetëvrasjeje.

Pas tragjedisë, tezja e Alayna Reyes, Kim Vallejos, ka hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe, me qëllim mbështetjen financiare të nënës së viktimës. Deri më 24 nëntor, fushata kishte mbledhur afro 25 mijë dollarë.

Në mesazhin e publikuar për mbledhjen e ndihmave, Vallejos shpjegoi se fondet do të shërbejnë për të mbuluar nevojat e menjëhershme të familjes, mbështetjen e të afërmve dhe shpenzimet e tjera të shkaktuara nga kjo tragjedi.

“Po mbledh fonde për të ndihmuar motrën time me mbështetjen familjare, nevojat e menjëhershme dhe shpenzimet e tjera që vijnë pas vdekjes së vajzës së saj, Alayna-s, dhe nipërve e mbesës së saj, Marcus dhe Anastacia-s. Kjo humbje e paimagjinueshme na ka lënë zemërthyer. Ata ishin shumë të dashur dhe do të na mungojnë”, tha Vallejos.

Ngjarja ka lënë në zi familjarët dhe të afërmit, ndërsa autoritetet vijojnë trajtimin e rastit për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion