Përgjimet Pegasus, në listë edhe Princeshat e Dubait, njëra mbahet peng nga babai i saj

Bota

Përgjimet Pegasus, në listë edhe Princeshat e Dubait, njëra

Numrat e telefonit e përdorur nga princesha e Dubait thuhet se janë gjetur si pjesë e një hetimi në spiunet e hakerimit të telefonit të njohur si Pegasus.

Princesha Latifa është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe Princesha Haya Bint al-Hussain është ish gruaja e tij.

Ndërkohë, BBC transmetoi një video sekrete nga Princesha Latifa në të cilën ajo tha se po mbahej si peng dhe kishte frikë për jetën e saj. Ajo tha se është izoluar kundër dëshirës së saj në një vilë të barrikaduar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë Princesha Haya iku nga Dubai në 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar akuzat e të dy grave.

Numrat e tyre janë me sa duket në një listë me rreth 50,000 numra telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e firmës me bazë në Izrael NSO Group.

Deri më tani, në përgjimet e Pegasus, kanë dalë shumë emra të njohur ndërkombëtarë.

ME TE LEXUARAT