Qeveria italiane nxjerr jashtë loje "Green Pass": Për të hyrë në stadiume duhet edhe tampon

Bota

Qeveria italiane nxjerr jashtë loje "Green Pass": Për

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat për hyrjen në stadiume të tifozëve. Jo vetëm përdorimi i “Super Green Pass”-it, e cila është një pasaportë e gjelbër për të vaksinuarit me dy ose më shumë doza, por së fundmi ata që duhet të hyjnë në ambjentet e stadiumeve italiane duhet të paraqesësh edhe një tampon (PCR) ose test të shpejtë negativ.

Ky shtrëngim masash do të aplikohet nga qeveria e kryeministrit Mario Dragi, ku vjen si pasojë e rritjes së menjëhershme të infektimeve me COVID-19 në mbarë Italinë.

Ky vendim gjithashtu ka të bëjë me pjesëmarrjen në të gjitha ngjarjet kryesore në vende të mbushura me qytetarë.Kanë qenë anëtarët e Komitetit Teknik Shkencor ata që kanë dhënë alarmin për rritjen e kurbës epidemiologjike, me rrezikun që varianti “Omicron” i COVID-19 të jetë përhapur me masë edhe në shtetit italian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion