Perez nuk heq dorë nga Real Madrid, sërish president i madrilenëve

Florentino Perez vazhdon të jetë në krye të Real Madrid, për të gjashtin mandat. Perez ka qenë kandidati i vetëm i paraqitur për këto zgjedhje dhe kështu bordi i drejtorëve i Real Madridit ia vazhdoi atij mandatin edhe për katër vjet të tjera, deri në 2025.
Mësohet se një ndër synimet kryesore të tij në mandatin e ri do të jetë afrimi i Kylian Mbappes së Paris Saint-Germain. Atij iu vazhdua mandati 10 ditë pasi i arriti 1.000 ndeshje si president i Real Madridit.
Real Madridi me Perez në krye, ka fituar 47 tituj (39 vetëm në dekadën 2011-2020), gjatë të cilës u veçuan pesë trofe në Ligën e Kampionëve (tre radhazi).


