Mjekët flasin për gjendjen e Christian Eriksen, ra përtokë në fushë

Sport

Mjekët flasin për gjendjen e Christian Eriksen, ra përtokë

Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen, është në spital dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ai u sëmur të shtunën (12 qershor) gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandën në kuadër të Kompionatit Evropian të Futbollit.

Mesfushori i Inter Milan ra në tokë në Parken Stadium në Kopenhagë në minutën e 42-të të lojës.

Mjekët intervenuan menjëherë në fushë para se 29 vjeçari të dërgohej në spital.

Eriksen nuk ka pasur më herët probleme me zemrën, tha ish-kardiologu i tij.

Doktor Sanjay Sharma i Universitetit Shën Gjorgje të Londrës tha se Eriksen kishte kryer testet normale që nga viti 2013.

"Thash, O zoti im! A mund të ketë pasur diçka që nuk e kemi parë? Pastaj shikova të gjitha rezultatet e analizave dhe gjithçka dukej e përsosur", tha Sharma për The Mail.

Pasi futbollisti u sëmurë ndeshja u pezullua për të rifilluar pas rreth dy orësh. Finlanda fitoi 1-0.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion