Fitore me spektakël dhe me zemër në dorë, Holanda thyen Ukrainën

Sport

Fitore me spektakël dhe me zemër në dorë, Holanda thyen

Spektakël në Holandë-Ukrainë, që u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2. Pesë gola në pjesën e dytë, vendasi dy herë në epërsi, barazim i ndeshjes dhe në fund sërish Holanda që riktheu epërsinë dhe fitoi. Gjithçka në 90 minuta që duan të shohin tifozët.

“Tulipanët” në pjesën e parë bënë një ndeshej shumë të mirë, teksa rrezikuan disa herë me kapitenin Wijnaldum dhe Dumfries. Bushchan i Ukrainës ishte në formë të mirë dhe nuk e lejoi skuadrën e De Boer të shënonte.


Holanda nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas një zbritje të bukur portieri i Ukrainës la një top në zonë dhe kapiteni Wijnaldum e shfrytëzoi rastin dhe me një goditje të fortë e çoi topin në rrjetë.

Holanda e shfrytëzoi vrullin dhe për shtatë minuta shënoi golin e dytë me Weghorst. Pasi ndeshja shkoi 2-0 vendasit u relaksuan disi dhe Ukrainë e hapi lojën me një eurogol të Yarmolenko.

Sulmuesi i West Ham mahniti me një goditje të bukur dhe hapi ndeshjen, ndërsa katër minuta më pas Yaremchuk ngriu në vend Holandën pas një goditjeje të saktë me kokë.


Holanda nuk u pajtua me barazimin dhe Dumfries, i cili në pjesës e parë kishte gabuar me një gjuajtje me kokë, këtë herë nuk fali dhe shënoi golin që i dha fitoren Holandës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion