Stuhia “Charles” drejt Shqipërisë, priten erëra mbi 80 km/orë dhe reshje intensive

Aktualitet

Stuhia “Charles” drejt Shqipërisë, priten erëra mbi

Pas Portugalisë dhe Spanjës, moti i keq që shoqëron stuhinë atlantike “Charles” pritet të shtrihet drejt Ballkanit Perëndimor, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta edhe në Shqipëri.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, dy ditët më problematike për vendin do të jenë e enjtja, 12 nëntor, dhe e premtja, 13 nëntor.

Të enjten pritet të mbizotërojnë erërat e forta, ndërsa të premten reshjet e shiut do të intensifikohen, veçanërisht në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Parashikimet tregojnë se shpejtësia e erës në det të hapur mund të kalojë 80 kilometra në orë, ndërsa përgjatë brigjeve jugperëndimore mund të arrijë rreth 65 kilometra në orë.

Përkeqësimi i motit mund të krijojë vështirësi për lundrimin dhe aktivitetet detare. Autoriteti portual i Vlorës u ka kërkuar subjekteve që operojnë në sektorin detar të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Stuhia “Charles” ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në Portugali, ku më shumë se 200 fluturime janë anuluar, shkollat dhe disa shërbime publike janë mbyllur, ndërsa autoritetet kanë regjistruar qindra incidente të lidhura me motin e keq.

Moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Gjatë fundjavës, kushtet atmosferike në Shqipëri pritet të përmirësohen gradualisht, por temperaturat do të pësojnë rënie. Në zonat e thella malore parashikohen edhe reshje dëbore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion