Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Bazelit sherr me policët, nxirren jashtë stadiumit
Lajmifundit
/
29 July 2021, 20:35
Sport

Një incident është regjistruar në sfidën Partizani-Bazel e vlefshme për ”Conference League”.

Tifozët e Bazelit janë shtyrë me policët shqiptarë që siguronin rendin në stadium.
Mësohet se ka dhe të shoqëruar nga radhët e tifozëve zvicerianë teksa janë nxjerrë jashtë stadiumit.

Ngjarja ndodhi para sfidës kur tifozët e Bazelit nisën koret e tyre, por Policia i rrethoi dhe i nxori mes tensionit nga stadiumi.


