I infektuar me Covid, ish- milanisti thyen rregullat për të marrë nënën e tij nga supermarket

Sport

I infektuar me Covid, ish- milanisti thyen rregullat për të marrë

Luiz Adriano, ish sulmuesi i Milanit i infektuar me Covid-19 për herë të dytë, ka thyer rregullat e karantinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, braziliani tregon se theu izolimin dhe shkoi të marrë nënën e tij ne supermarket për shkak se ajo nuk di të ngasë makinën. Një e papritur ka ndodhur pas kësaj: Adriano ka bërë aksident me një bicikletë, drejtuesi i së cilës ka pasur lëndime te lehta.

“Më thanë të qëndroja në shtëpi në karantinë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por unë shkova në supermarket në një qendër tregtare për të marrë nënën time, e cila nuk di të ngasë makinën, pa dalë nga makina dhe me maskë. Unë përfundova duke u përfshirë në një aksident kur një biçikletë goditi makinën në dalje të parkingut.

Unë qëndrova me maskën dhe larg çdo kohë, por nuk mund të ndihmoja në dhënien e ndihmës personit që pësoi aksidentin”, shpjegoi ai, duke u penduar që nuk kishte respektuar urdhrat për të qëndruar i izoluar. 

ME TE LEXUARAT