“Ju ulën pagat nga 4 mijë USD, në 2.4 mijë”, Balluku ironizon kontrollorët dhe iu citon Kodin e Punës

Politikë

“Ju ulën pagat nga 4 mijë USD, në 2.4 mijë”,

Gjatë konferencës nga aeroporti i Rinasit, pas dështimit të negociatave me kontrollorët, ministrja Belinda Balluku ironizoi, teksa tha se kontrollorët deklarojnë paaftësi, pasi iu është ulur paga nga 4 mijë dollarë në 2.4 mijë dollarë.

Mes të tjerash, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës ju lexoi punonjësve të shërbimit ajror Kodin e Punës, në të cilin thuhet se ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë grevë.

“Për shkak të uljes së rrogës, kemi pasur presion të vazhdueshëm nga kontrollorët, që kërkonin vendosjen e pagës së mëparshme. Ndërkohë që kompania është në pamundësi financiare. U mundova ta shpjegoj. Kompania e ka detyrim ligjor të mos ketë depozita, pra të mos krijojë fitim. Në fund të vitit, nëse kompania nuk ka përdorur paratë e deklaruara, është detyrim ligjor që ato t’iu kthehen kompanive ajrore. Alcontrol nuk ka të drejtë fitimi, pra e ka fitimin zero. Kompania nuk ka depozita për t’iu dhënë atyre para, dhe ato duhet të jenë të qartë për këtë. Nëse ata nuk kanë 4 mijë dollarë, stresohen dhe nuk punojnë dot. Duket si batutë, por nuk është batutë. Kështu që ata kanë vendosur të bëjnë një akt, duke deklaruar se janë të paaftë për të operuar, për shkak, siç thotë ky zotëria këtu, të vështirësive financiare.
Nuk merren 4 mijë dollarë, por 2.4 mijë dollarë. Meqë atyre nuk iu dalin këto, kanë aplikuar për borxh te të afërmit. Shifeni se si një kontrollor thotë se është i paaftë për të punuar, pasi paga e tij 4 mijë dollarëshe, për shkak se kompania nuk ka para, është bërë 2 mijë e 490 dollarë. Për këtë, zotëria ka aplikuar për borxh te familjarët. Kodi i punës, në nenin 197/5 ka të sanksionuar qartë dhe thotë “Greva nuk mund të ushtrohet, kur ndërprerja e punës rrezikon jetën, ose shëndetin e shoqërisë”. Sipas Kodit të Punës, shërbimet e kontrollit të shërbimit ajror nuk mund të ushtrojnë grevë”, tha ministrja.

ME TE LEXUARAT