Eriksen shëtitje me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Danimarkë, i rikthehet jetës normale (Foto)

Christian Eriksen është fotografuar nga paparacët së fundi në Kopenhagen, Danimarkë.

I qetë si një njeri i thjesht, lojtari i Interit është parë i shoqëruar ngë bashkëshortja Sabrina dhe dy fëmijët e vegjël, duke shëtitur.
Të gjithë sytë janë tek ai, pasi e ardhmja në futboll është ende mister. Ai pas aksidentit në fushë, në ndeshjen kundër Finlandës, në Euro 2020 ra pa ndjenja, si pasojë një ataku në zemër.

Gjendja e tij është normalizuar, pas një operacion që i kanë vendosur një apparat në zemër. Por pikërisht kjo ndërhyrje e ka “dëbuar” nga Italia, pasi rregullat e Seria A, janë mjaft strikte sa i përket personave që vuajnë nga zemra.

Ai mund të luaj lirisht në një kampionat tjetër, përshembull në Holandë, ku me një aparaturë të ngjashme luan mbrojtësi Daley Blind.


