Tragjedia në Kroaci, postimet prekëse të VIP-ave në Shqipëri dhe Kosovë: E mësuam sa të shenjtë janë gurbetqarët (Foto)

Në Kroaci, ditën e sotme, vdiqën 10 persona, pasi autobuzi me të cilin po udhëtonin, dol inga rruga. Kjo tragjedi ka prekur të gjithë, ndërsa Kosova e ka shpallur ditë zie 26 korrikun. Ndërkohë, nga kjo ngjarje e rëndë, kanë ardhur shumë reagime.
Elvana Gjata në Instagram story: “Me zemer te thyer per humbjen e jeteve te vellezerve dhe motrave nga Kosova. Lutjet e mia jane me familjet qe humben me te dashurit e tyre ne kete tragjedi.”

Sabri Fejzullahu: “Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”

Labinot Tahiri: “Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!
Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre. Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT. Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë! Sinqerisht dhe shpirtnisht, Labi Kosovë e Shqipërisë!”


