‘Shah Mat’, Basha feston sot ditëlindjen, merr suprizën e bukur nga të rinjtë

Soft

‘Shah Mat’, Basha feston sot ditëlindjen, merr suprizën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, feston sot 47-vjetorin e lindjes.

Kryedemokrati ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston këtë ditë të veçantë, me të rinj e të reja, të cilët kanë surprizuar Bashën me një tortë në formën e një loje shahu.

“Faleminderit nga zemra për këtë surprizë. Prania juaj është dhurata më e bukur”, shkruan Basha, bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se, kryedemokrati ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh është në krye të PD-së. Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e Ministrit të Jashtëm, i Brendshëm, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit apo edhe Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Një ditë pas ditëlindjes Basha do të përballet edhe me zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike dhe shumë demokratë që e mbështesin janë në pritje të konfirmimit të një mandati të ri për të.

Basha është duke garuar në garë përballë Edith Harxhit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion