U gjet me plumb në kokë, kush e zuri në pritë ish shefin e anti-drogës?

Kosovë&Rajon

U gjet me plumb në kokë, kush e zuri në pritë ish shefin e

Vdekja e ish shefit të antidrogës, njëkohësisht oficeri i lartë i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, vazhdon të mbetur e rrethuar me mister.


Policia e Malit të Zi e gjeti trupin e tij të pajetë disa ditë më parë në Lumin Buna, në kufi me Shqipërinë.

“Autopsia vërtetoi se bëhet fjalë për oficerin Elezoviç dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë po punon për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e drejtorisë policore. Mediat vendase shkruajnë se polici kishte një plagë plumbi në kokë, por në vendngjarje nuk u gjet asnjë armë.

Ato pretendojnë se Elezoviç e kishte lënë armën e shërbimit në shtëpi dhe ka dalë të takojë një person të panjohur për familjarët, të cilëve u ka thënë se do të shkonte në Shkodër e do të kthehej shpejt.

Mendohet që mund të ketë qenë një kurth. Zhdukjen e 54 vjeçarit e raportoi e shoqja, Marina që në 27 maj. Mësohet se kohët e fundit Elezoviç kishte punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi dhe kishte hetuar trafikun dhe goditjen ndaj trafikantëve në të dyja anët e kufirit në bazë të marrëveshjes dypalëshe. Autoritetet malazeze nisën menjëherë hetimet duke kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje edhe nga autoritetet shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion