Roza Lati pendohet: Të kërkoj ndjesë Bieta që more mbrapsht këtë shpullë të ftohtë

Showbiz

Roza Lati pendohet: Të kërkoj ndjesë Bieta që more mbrapsht

Ditën e djeshme, Roza Lati ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe pati një përplasje me Bieta Sulon. Ajo e akuzoi moderatoren se e kishte fyer dhe fshirë video-n nga Instagrami i saj.

Mesa duket, Roza është penduar për këtë veprim të sajin dhe i ka kërkuar një ndjesë publike Bietës. Me anë të një postimi, ku shfaqej vetë ajo në fotosesionin e saj të bujshëm “BILLIONAIRE”, Roza shkruan:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

Në emër të publikut, në emër të Instagram, dhe të YouTube, dua të të kërkoj ndjesë @bietasulo që more mbrapsht këtë shpullë të ftohtë nga të gjithë ne. Na vjen keq Bieta se u rrëmbyem nga emocionet të gjithë e na rrëshkitën si copëza diamantesh të ftohta…
Asgjë personale. Kjo është arsyeja pse publiku më do. Sepse unë i kapërcej kufijtë e mi. Por jo kufijtë e tu.
Unë tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurinë time! Kështuqë hajde të çohemi të gjithë në këmbë dhe të bëjmë Gëzuar!!!
Se Roza nesër ka ditëlindjen!! E s’duhet ta shtrojmë ditën e parë të vitit të Shenjtë, me urrejtje dhe mllef! Ne jemi më të mëdhenj se kaq…… apo jo zemrat e mia?

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion