Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme/ Dënohen me 6 muaj burg dy zyrtare

Aktualitet

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme/ Dënohen me 6

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin mbrëmjen e 11 nëntorit, pas një seance që zgjati disa orë për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve.

Nga 15 të pandehur, vetëm dy u dha përfundimisht dënim me 6 muaj burg, përkatësisht anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj dhe Elora Kokalari për shkelje të barazisë në tenderë. Zyrtarët e tjerë që akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tenderë, në përfundim u dënuan disa me punë në komunitet disa me një vit shërbim prove.

Trupa gjykuese që shpalli vendimin përbëhej nga Irena Gjoka relatore dhe anëtar Erion Bani dhe Etleva Deda ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Dorian Bejko.

Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. T

enderët për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion