Reforma zgjedhore, PS ultimatum ndaj PD/ Socialistët kërkojnë ndryshime urgjente, Gjiknuri: Presim propozimin e opozitës

24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri zbuti tonet ftoi demokratët ti rikthehen dialogut.
“Jemi shumë vonë e vështirë të arrihet një kompromis por ne jemi të gatshëm gjithsesi. Ka shanse për kompromis, por të shohim çfarë pakete do sjellin ato dhe sa të realizueshme do jenë ato”, ka thënë për Top Channel Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, PS.
Me zgjedhjet lokale pas porte socialistët nxitojnë të ndërhyjnë në kodin e elektoral për të reflektuar ndryshimet që imponon harta e re territoriale. Në të kundër beteja e pranverës vihen ne pikëpyetje.
Ndërhyrjet janë të domosdoshme, sepse ato vendosin në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, një gjë që është emergjente ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiak.
Në kohën kur reforma zgjedhore ka mbetur pezull Sali Berisha kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kundër oferta e socialistëve është reforme kushtetuese që ul edhe numrin e deputetëve të Kuvendit.
“I qëndrojmë variantit për ndryshime kushtetuese për këtë çështje. Kompromis do japësh dhe do marrësh . Do të ulesh dhe të japësh diçka se nuk mundet që njeri të çedojë fitoren në tavolinë për shkak të një taktike elektorale”, u shpreh Gjiknuri.
30 nëntori është afati i fundit për arritjen e një kompromisi për reformën zgjedhore pasi mandati i komisionit të posaçëm skadon.


