Ambasadori Wendt viziton Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë

Politikë

Ambasadori Wendt viziton Akademinë Amerikane të Teknologjisë

Rinia shqiptare është çelësi i së ardhmes dhe zhvillimit të vendit. Ky ishte mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, gjatë një takimi me studentët në kryeqytet.

Diplomati amerikan vizitoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT). Gjatë takimit, ai u njoh nga afër me mënyrën se si edukimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

Ambasadori dëgjoi gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për hapat konkretë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes një postimi, Wendt theksoi se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj.

Postimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt

 E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Uendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion