Rritja e rasteve të kancerit dhe Parkinson, fajtorë produktet që përdorim për pastrimin e shtëpive

Në shtëpinë e gjithësecilit nga ne nuk mungojnë produktet e pastrimit, të ndara për banjon dhe kuzhinën. Të domosdoshëm dhe të shumëllojshëm, ne nuk e dinimin që kështu po dëmtojmë shëndetin tonë.
Sipas shkencëtarëve, këto produkte rrisin rrezikun për sëmundjen e Parkinson dhe të kancerit. Një studim në SHBA teksa raporton se numri i personave që kanë sëmundjen e Parkinsonit është rritur me 35%, tregon se fajtor pjesërisht mund të jetë trikloreteileni.
Ky i fundit është pastrues njollash, pastrues i llojeve të ndryshme të materialeve, dhe sipas studimit, nëse njerëzit thithin aromën e saj ose nëse bie në kontakt me lëkurën, rreziku është i madh.
Sipas studimit, trikloretileni është gjithashtu një kancerogjen i njohur dhe ka qenë i lidhur me kancerin e veshkave, limfomën non-Hodgkin dhe ndoshta kancerin e mëlçisë. Studimi tregon se ne mund të prekemi nga ky produkt pasi toka mund të jetë e ndotur, ujërat nëntokësore dhe uji i pijshëm.


