Karçanaj sërish në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t paraqitet për masën "detyrim paraqitje"

Aktualitet

Karçanaj sërish në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t paraqitet
Ish-drejtoresha e AKSH-it, e cila është nën akuzë nga SPAK, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Karçanaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa ndaj saj është caktuar edhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe i është sekuestruar pasaporta.

Më herët, Karçanaj ndodhej nën masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e masës pas rekursit të palës mbrojtëse.

Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion